Rikthimi i orës policore – afaristët dhe qytetarët, kundër (VIDEO)

Aplikimi i sërishëm i orës policore rrezikon mbylljen e shumë objekteve hotelierike dhe për pasojë edhe mbylljen e shumë vendeve të punës, shkruan gazeta LAJM. Isak Kamberi, pronar i lokalit “My New Concept” në Shkup, thotë se, as përsëafërmi nuk ka arritur t’i mbulojë humbjet nga karantina që u zbatua në pranverë të këtij viti, ndërsa aplikimi i sërishëm i kësaj mase do ta çonte drejt mbylljes së biznesit.

Rikthimi i orës policore – afaristët dhe qytetarët, kundër (VIDEO)

Rikthimi i orës policore – afaristët dhe qytetarët, kundër (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, 20 October 2020

“Kemi pas shumë humbje. Të gjitha lokalet kanë pas humbje, sidomos biznesi jonë. Kompenzim gati shumë pak kemi marrë,afër 5%. Për fat të keq kemi larguar edhe punëtorë për shkak të karantinës”, tha Isak Kamberi, pronar i lokalit.

Kafenetë dhe restoranet janë kategoria më e prekur nga aplikimi i orës policore, sqaron menaxheri i kafeterisë “Kajmak” në Çarshi të Shkupit. Sipas tij, karantina është e panevojshme nëse qytetarët respektojnë masat. “Nuk do të duhej të zbatohej sërish ora policore, sepse kjo prek të gjithë qytetarët edhe të punësuarit, por edhe neve si pronar. Nuk mund të mbijetojmë nëse nuk punojmë. Shteti vetë e dini se shumë rrallë ndihmon për gjëra të tilla”, tha Nedim Jonuz, pronar i lokalit “Kajmak”.

Edhe qytetarët e intervistuar nuk i kanë mirëpritur paralajmërimet e fundit për karantinë.

“E kemi shumë të vështirë sepse edhe puna është ndalur. Shumë problem e kemi”, tha një qytetar. “Ora policore çka mund të ndryshojë kur një pjesë të ditës lëvizim. Qytetarët do ta përballojnë shumë rëndë”, tha një tjetër qytetar. Minstri i Shëndetësisë Venko Filipçe, të hënën paralajmëroi mundësinë e rikthimit të orës policore si hap të ardhshëm nëse rritet numri i qytetarëve të infektuar me koronavirus. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se mbyllja e sërishme e bizneseve do të paraqiste kolaps për një numër të madh të ndërmarrjeve dhe do të përkeqësonte në masë të madhe ekonominë e vendit./Gazeta LAJM

Gazetare: Senehate Nimani, operator: Amir Idrizi