Tetovë: U përkujtua Isa Lika, munguan krerët e BDI-së ( VIDEO )

Me rastin e 14 vjetorit të rënies së Komandantit të brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Isa Lika – Komandant “Iliri” u organizua një akademi përkujtimore.

Tek kompleksi memorial i UÇK-së, pranë teqesë Arabati Baba në Tetovë, familjarë, miq, shokë e bashkëluftëtarët e UÇK-së si dhe qytetarë të tjerë morën pjesë në këtë përkujtim, sic u tha, me qëllim që në mënyrë sa më dinjitoze të nderohet figura e çmuar e Isa Likës – Iliri”.

“Përpjekjet dhe sakrifica e tij e pandalshme, korri sukses dhe fitore, përderisa popullit të tij, qoftë në Kosovë, apo këtu në Maqedoni, ia dha trofetë e luftës”. tha Hazbi Lika, Ish Komandant i UÇK-së.

“Pa Ilirin dhe shokët si Iliri nuk do të ndodhte Viti 2001. Iliri ishte shtyllë e organizimit të Luftës së 2001, Iliri ishte një nga ata që përgatiti luftën e 2001 dhe mori pjesë të drejtpërdrejtë në betejat që uzhvilluan”. tha Rafiz Aliti, Ish Komandant i UÇK-së.

“Familjarët duruan dhe ne vepruam me maturi që të kemi nderin në mesin e të gjithë popullit tonë, se Iliri ra për atdhe se ky atdhe është I gjithë shqiptarëve, që pritet një ditë të bëhet një dhe I pandarë”. tha Fazli Veliu , SHVL të UÇK-së

Pjesëmarrësit në këtë përkujtim bënë homazhe tek varrezat në Kompleskin memorial të dëshmorëve, duke vendosur edhe kurora me lule bë vendprehjet e tyre. Për shkak të situatës me COVID-19 ky aktivitet përkujtimor u organizua me protokolle të vecanta. /KlanM