VMRO-DPMNE-ja s’tregon nëse i mungojnë para

VMRO – DPMNE nuk ka përgjigje nëse në arkën e partisë i mungojnë një milion e treqind mijë euro. Opozita nuk kishte përgjigje, nëse do të bëhet një revizion i brendshëm i partisë, për të përcaktuar se si ish-kryetari i partisë arriti 1.3 milion euro, në vend se në arkën e partisë, sipas Prokurorisë, ti fuste në xhep, dhe të blejë një parcelë të shtrenjtë në Vodno. Në hetimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, me të cilin Gruevski dyshohet se ka nxjerrë mbi një milion euro nga partia, ata shohin politikë. Villma Ruskovska nuk ka kredibilitet, sepse në një proces gjyqësor për shpifje kundër partisë, ajo ka dorëzuar një ekspertizë psikiatrike e cila, sipas VMRO-së, nuk ka lejuar të zhvillonte procedura kundër tyre.

Villma Ruskovska është një prokurore, e cila që para disa muajve ka një gjetje mjekësore, nga një mjek specialist serioz, ku ajo vetë thotë se, gjegjësisht mjeku arrin në përfundimin se ndjen zemërim ndaj VMRO – DPMNE-së, ndjen anksiozitet. Ajo nuk është kryeprokurore e prokurorisë, që mund të mendojë në mënyrë racionale”-tha Dimçe Arsovski, VMRO – DPMNE.

Në hetimin e “parcelave në Vodno” partia nuk përfshihet, por i arratisuri dhe ish-kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kushëriri i tij Sasho Mijalkov, Orce Kamçev, nëna e tij, pastaj kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski edhe një person tjetër. Nga të gjithë të dyshuarit, vetëm Novaçevski përfundoi në paraburgim 30 ditor për shkak të rrezikut të arratisjes. Risto Novaçevski është pjesë e faljes së ish-kreut të shtetit Gjorge Ivanov pasi LSDM ngriti padi penale për mënyrën e blerjes dhe shitjes së tokës në Vodno në vitin 2015. Parcelat prej 11 mijë metra katrorë tani janë ngrirë, dhe nuk mund të shiten, dhe janë në pronësi të Shoqërisë për tregti, shërbime, pushim dhe rekreacion “LLajf kear Centar” – një kompani në pronësi të familjes Kamçev.