Rihanna rikthehet në punë pak javë pasi u bë nënë për herë të dytë – prezanton bashkëpunimin me Puma

Rihanna është kthyer më shpejt se ç’prisnit.

Nëna e dy fëmijëve zbuloi bashkëpunimin më të fundit të Fenty x Puma të enjten dhe dukej e mahnitshme në videon promovuese.

Rihanna, 35 vjeçe, mirëpriti një djalë tjetër pak javë më parë me partnerin e saj, ASAP Rocky.

 

Këtë javë, ylli nga Barbados prezantoi modelin më të ri të atleteve në partneritet me Puma:Avanti.

Në një video të shkurtër të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo tregoi atletet e reja në një ngjyrë metalike të shkëlqyeshme dhe gjithashtu në ngjyrë të bardhë.

 

Rihanna u shfaq me një sërë veshjesh të ndryshme për klipin, por dukej në top formë me triko e kapelë gri.

Krijuesja e hitit “Umbrella” u tha se në fillim të gushtit u bë nënë për herë të dytë.

 

Ajo vitin e kaluar, në maj, mirëpriti fëmijën e parë – një djalë.