Një fanse shtatzënë e Beyonce fillon të lindë në mes të performancës së saj në Los Angeles

Beyonce Knowles tashmë ka mbledhur fansa përreth botës për të parë turneun e saj “Renaissance”.

Megjithatë, ishte një grua shtatzënë së fundmi që ndoqi shfaqjen, e cila filloi të lindte ndërsa shikonte këngëtaren duke performuar live në skenë.

Sipas New York Post, një koreografe e quajtur Sarah Francis Jones mori pjesë në shfaqjen e këngëtares në Los Angeles në fillim të kësaj jave së bashku me bashkëshortin e saj, Marcel Spears.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një video të postuar në Instagram, gruaja shihet duke shijuar mbrëmjen e duke kërcyer me hitet e yllit të famshëm.

Derisa shfaqja vazhdoi për mbrëmjen, Jones duhej të ulej pasi filloi të ndjente dhimbje lindjeje.

Foto: Screenshot/YouTube

“Beyonce e nxiti fëmijën tim”, ka shkruar ajo në video.

Gruaja arriti të përfundonte të gjithë koncertin dhe çuditërisht ajo lindi disa orë më vonë.

Ajo zbuloi më pas se kontraktimet filluan të ndodhin pasi Beyonce bëri një sfidë, ku turma nuk duhet të fliste asnjë fjalë me urdhrin e artistes.

Jones u befasua nga lindja e saj pasi ajo nuk priste që fëmija të dilte atë mbrëmje.

Dhimbja u intensifikua kur Beyonce po performonte këngën “Virgo’s Groove” dhe kur hipën në makinë, Jones tha se ajo që ndjente nuk ishin thjesht kontraktime normale, por përkundrazi, ajo ishte tashmë në lindje në atë kohë.

Disa orë më vonë, vajza e tyre lindi dhe ata e quajtën “Nola” pasi donin një emër që fillonte me shkronjën N.