Don Xhoni dhe Butrint Imeri me pushime në Ibiza të Spanjës

Artistët shqiptarë, Don Xhoni dhe Butrint Imeri, tashmë e kanë dëshmuar se janë miq të ngushtë.

Ata pas përfundimit të sezonit të verës kanë vendosur që t’i kalojnë pushimet së bashku.

Të njëjtit së fundmi përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se ndodhen në Ibiza të Spanjës.

Foto: Instagram

Dyshja e famshme e estradës shihen duke u argëtuar në masë të madhe me njëri-tjetrin.

Këngëtarët e njohur kanë bashkë edhe një këngë të lansuar vitin e kaluar “Corazon”.

Foto: Instagram

Ky projekt i tyre për një vit ka grumbulluar afro 80 milionë klikime në platformën YouTube.

Veç kësaj, Don Xhoni e Butrinti edhe këtë verë kanë qenë tejet të ngarkuar me mbrëmje e koncerte.

Foto: Instagram