Ridvan Ibrahimi takon kryetarin e ri të Skenderajt, Fadil Nura

Kandidati i BDI-së për Haraçinën, Ridvan Ibrahimi, ka vizituar komunën e Skenderajt dhe ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune Fadil Nura. Me këtë rast, Ibrahimi ka uruar z.Nura për zgjedhjen e tij në krye të Skenderajt. Në këtë takim është shtruar ideja për mundësinë e binjakëzimit të komunës së Haraçinës me atë të Skenderajt pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, kandidatit i BDI-së për Haraçinën, Ridvan Ibrahimi, vijon me aktivitetet parazgjedhor në komunën të cilën synon ta drejtojë në katër vitet e ardhshme. Ai vazhdon edhe sot takimet me banorët e kësaj komune për të shpalosur programin dhe vizionin e tij për Haraçinën.