Rënia e gjigantëve – Messi dhe Ronaldo

Dje Cristiano Ronaldo u eliminua në kohën shtesë nga Porto, ndërsa sonte ishte radha për Lionel Messin (i cili shënoi, por gjithashtu humbi një penallti), shkruan lajmi.net.

Sot, pas 15 viteve, është përsëritur historia ku as portugezi e as argjentinasi nuk do të jenë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ishte sezoni 2004/05 hera e parë kur as Messi as Ronaldo nuk ishin në gjendje të kualifikoheshin në çerekfinale dhe të dy ishin në fillim të karrierës së tyre të mahnitshme.

Cristiano ishte në sezonin e tij të dytë me fanellën e Manchester United dhe u eliminua nga Milani i Ancelottit, i cili në atë kohë arriti në finale në Stamboll për të humbur në penallti nga Liverpooli.

Në anën tjetër, atë kohë kur Leo Messi nuk ishte as figurë e ekipit dhe mbante numrin 30 mbi super e tij, nuk arritën të mposhtnin Chelsean e Mourinhos, për t’u eliminuar në fazën e 16 të finales.

Theksojmë se asnjëri prej tyre në atë kohë nuk kishte shënuar një gol në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani Ronaldo është golashënuesi më i mirë në këtë garë me 135 sosh, i ndjekur nga argjentinasi me 119.

Në të vërtetë, deri vitin e kaluar, të paktën njëri nga të dy kishte arritur gjithmonë në gjysmëfinale. Në gjashtë raste brenda 15 viteve të fundit, ata arritën atje së bashku. Të dy tani do të kthejnë fokusimin e tyre në ligat përkatëse për të ‘luftuar’ edhe aty.

Njëra ndër arsyet kryesore mund të jetë edhe mungesa që kanë për njëri tjetrin Messi dhe Ronaldo, e cila po ndikon që asnjëri të mos luaj mirë në garën më të madhe në futbollin Evropian.

Se ky është fundi i një epoke është shumë herët për të treguar. Por këtë vit, sigurisht, Liga e Kampionëve do të ketë protagonistë të tjerë përveç atyre që jemi mësuar t’i shikojmë.