Mediat spanjolle: Penalltia e Messit duhej të përsëritej

Mediat spanjolle besojnë se penalltia e ekzekutuar nga Lionel Messi ndaj PSG-së në përfundimin e pjesës së parë, duhej të përsëritej.

Ata tregojnë qëndrimin e Marco Verrattit, i cili ishte nisë drejt zonës së penalltisë akoma pa u ekzekutuar ajo.

E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, ka komentuar penalltinë duke thënë: “Gjyqtari vetëm shikojë në qoftë se Keylor Navas po shkelte vijën e golit”.

AS në anën tjetër, gjithashtu raportojnë se penalltia duhej të ishte përsëritur dhe ky mund të jetë ‘një nga dështimet më të mëdha të VAR’.