Remenski në Prokurori për të dëshmuar për “Lidhjen Ndërkombëtare”

Deputetja Frosina Remenski sot është paraqitur në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, ku duhet të dëshmojë për hetimin në lidhje me rastin “Lidhja Ndërkombëtare”.

“Unë asnjëherë nuk hesht për asgjë”-tha Remenski para se të hynte në Prokurori.

Remenski dje pasi që kreu ekspertizë në materialin dëshmues kundër saj për rastin “Aleanca ndërkombëtare” tha se ka parë gjithçka, përpos dëshmive.

“Unë e realizoj të drejtën time në pajtim me ligjin. Nuk do të komentoja për dëshmitë pasi është kompetencë e institucioneve. Për të gjitha pyetjet do të përgjigjem kur të jap deklaratë para Prokurorisë”, tha Remenski.

Dje para prokurores Vilma Ruskoska lidhur me dyshimet për mashtrim dhe larje parash në hetimin e zgjeruar për rastin “Reket” ishte nënkryetarja e organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”, Jasna Mandiq.

Të dyshuar të tjerë në këtë rast janë , Bojan Jovanovski, babai i tij Mile si dhe asistentja Hristina Bllazhevska, të cilët do të duhet të dëshmojnë para Prokurorisë ditën e premte./Alsat