Dhe në ditët e fundit të shtatzënisë këngëtarja simpatike ka realizuar një fotosesion për revistën shqiptare “Who”.
Miriam u paraqit në disa fustane me ngjyra të ndryshme teksa ende po vazhdon të duket në formë të mirë dhe tërë shkëlqim.
Në një imazh të fundit që ajo ndau me adhuruesit e saj, Miriam shihet në një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë.
Ndryshe, Miriam dhe Albani kanë një vajzë me emrin Ameli, ndërsa ata kanë zbuluar se fëmija i tyre i dytë është djalë.