“Reket”, anulohet për shkak të problemeve shëndetësore të Boki 13

Për shkak të gjendjes shëndetësore të Boki 13 seanca e sotme gjyqësore për rastin “reket”, është anuluar për nesër.

Gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska derisa ka elaboruar anulimin e seancës së sotme, ka nënvizuar se nga Burgu i Shutkës, kanë njoftuar gjykatën se i akuzuari Bojan Jovsnovski, ka probleme shëndetësore dhe nuk është në gjendje që të merr pjesë në seancën e sotme.