Një sulmues nga Kolumbia para kalimit te Renova

Sulmuesi i ri nga Kolumbia, Mena, është para transferimit te Renova. 22-vjecari ka luajtur në ndeshjen miqësore kundër Tikveshit, të cilën bardhekaltrit e fituan me 2-0 (Miovski dhe Ademi).
Mena vjen nga liga e dytë e Kolumbisë dhe duhet të jetë përforcim solid për trajnerin Islami.

Në anën tjetër, situata shëndetësore me RemziFaik Selmanin ende është e paqartë, ndonëse ka sinjale pozitive. Nuk dihet nëse ai do të operojë ligamentet. Te Renova shpresojnë në lajme pozitive.