Tetovë: Banori rrëfen momentin e zjarrit: Asnjë ndërtesë në Tetovë nuk ka hidrant (VIDEO)

Një banor që jeton në ndërtesën, ku në njërën banesë shpërtheu zjarri ka treguar për situatën që ka ndodhur.

Thotë se të lënduar nuk ka, por hedh dyshime se zjarri mund të kishte ardhur si pasojë se banorët kanë harru nxehmjen ndezur.

Ndërkaq si problem e adreson edhe faktin se banesa nuk ka hidrant.

“Mendoj se banorët kanë harruar ndonjë nxehmje. Në momentin që e hetojmë se ka tym, së pari e nxjerr jashtë familjen time dhe jam munduar të japë ndihmë për të tjerët. Kemi bërë thirrje menjëherë të zjarrfikësit, të cilët kanë qenë aq të shpejtë, sa për 5 minuta kanë qenë këtu. Për fat të mirë nuk ka të lënduar. Pallati nuk posedon hidrant. Është e rrugës që çdo pallat të ketë hidrantin e vet, mirëpo te ne në Tetovë nuk ka”, tha banori, transmeton TV21.