Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup me 27 dhe 28 prill

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se në datat 27 dhe 28.04.2022 (e mërkurë dhe e enjte), për shkak të vizitës zyrtare të vendit tonë nga ana e Presidentit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, N.E. Mustafa Shenton do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët qendrore të qytetit të Shkupit. Për këto arsye, SPB Shkup apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’u binden urdhrave të dhëna nga punonjësit e uniformuar policor./KlanMacedonia/