Mediat zvicerane hedhin dyshime: Loredana në lidhje me Edon Zhegrovën?

Rep-artistja, Loredana Zefi mbetët njëra nga personazhet publike më të komentuara.

Çdo lëvizje e artistes merr vëmendjen e publikut dhe posa ajo shihet me një mashkull pranë, fillojnë thashëthemet, shkruan lajmi.net .

Kjo ka ndodhur edhe së fundmi pasi këngëtarja ka pozuar së bashku me futbollistin kosovar Edon Zhegrova.

Mediumi i njohur zvicerian “Blick” ka hedhur dyshime për një lidhje të mundshme në mes artistes dhe futbollistit, ku sipas këtij mediumi marrëdhënia e tyre nuk është (ende) e qartë.

Se çfarë ka në mes dyshes mbetët të shihet në ditët në vijmë, ndërsa Loredana është e angazhuar në projekte muzikore dhe Zhegrova në muzikë.

Ndryshe kujtojmë se Loredana në gushtin e kaluar, njoftoi fansat e saj se ajo dhe Mozzik janë ndarë sërish.