Real Madrid nuk e sheh Barcelonën në garë për Haaland – Man City rivali i vetëm

Editorial use only Mandatory Credit: Photo by Pressinphoto/Shutterstock 11802780ah Sergio Ramos of Real Madrid celebrates with his teammates after scoring the 2-0 Real Madrid v Atalanta, UEFA Champions League, round of 16, second leg. Football, Alfredo Di Stefano Stadium, Madrid, Spain - 16 MAR 2021 Real Madrid v Atalanta, UEFA Champions League, round of 16, second leg. Football, Alfredo Di Stefano Stadium, Madrid, Spain - 16 MAR 2021 Editorial use only PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTXHUNxGRExMLTxCYPxROMxBULxUAExKSAxONLY Copyright: xPressinphoto/Shutterstockx 11802780ah

Real Madridi po përgatitet të përshpejtojë ndjekjen e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, sipas “El Chiringuito”.

“Los Blancos” e dinë se norvegjezi dëshiron të vijë në “Santiago Bernabeu” dhe besojnë se i vetmi rival për këtë nënshkrim është Manchester City, pra ata nuk e shohin Barcelonën si një kërcënim të vërtetë, transmeton lajmi.net.

Historia gjatë gjithë kohës ka qenë se Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain ishte objektivi numër një i Madridit, edhe pse donin Haaland, prioriteti i tyre ishte francezi.

Por, tani duket se janë duke u përgatitur për të ndjekur Haaland me të vërtetë dhe janë të përgatitur të ‘luftojnë’ me Man Cityn deri në fund.

Haaland, 21 vjeç, iu bashkua Dortmundit në vitin 2020 dhe raportohet gjerësisht se ka një klauzolë jozyrtare lirimi në kontratën me klubin gjerman që hyn në fuqi këtë verë në rajonin prej 75 milionë euro. Kjo është gjysma e vlerës së norvegjezit në “Transfermarkt”, që është 150 milionë euro.

Haaland ka shënuar 80 gola në 79 ndeshje për Dortmundin dhe 12 në 15 paraqitje për Kombëtaren e Norvegjisë./Lajmi.net