Koeman: Laporta dëshironte të më largonte, qindra herë më tha se Xavi është i paeksperiencë

Trajneri Ronald Koeman për herë të parë ka folur pas largimit nga stoli i Barcelonës.

Tekniku holandez u shkarkua nga Barcelona, skuadër e cila punësoi pastaj Xavin, ndërsa tani janë duke kaluar formën më të mirë të mundshme, transmeton lajmi.net.

Koeman ka folur për problemet që kishte te Barcelona, sidomos me presidentin Joan Laporta, për të cilin thotë se ka dashur që ta largojë qysh herët.

“Barcelona nuk më dha kohën si Xavi. Gjithmonë kisha ndjesinë që Laporta dëshiron të më hiqte qafe. Paratë nuk kishin rëndësi për mua. E dija që nuk isha trajneri i tij”.

“Laporta me qindra herë më tha se Xavi nuk do jetë trajneri i radhës sepse nuk ka eksperiencë”.

“Pranova me largimin e disa futbollistëve shkaku i problemeve financiare të klubit. Por, pastaj pashë që shpenzuan 55 milionë euro me një lojtar pasi liruan Messin dhe mendova mos ishte diçka tjetër problemi. Pse Messi u largua?”.

“Rikthimi në Camp Nou? Nuk mund të pretendojë se asgjë nuk ka ndodhur. Nuk rikthehem sa të jetë president Laporta”.

“Skuadra? Punova me një skuadër problematike, shumë lojtarë të lënduar. Tani, Pedri dhe Dembele janë të gatshëm dhe mund t’i shihni në fushë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Barcelona është në pozitën e katërt, 15 pikë prapa Real Madridit dhe është kualifikuar në raundin e 16-të në Ligën e Evropës.