Real Madrid hedh poshtë mundësinë e një rikthimi të Ronaldos

Cristiano Ronaldo mund të dëshirojë të kthehet në Real Madrid, por drejtorët e Santiago Bernabeu nuk po e mendojnë atë skenar.

Që nga kthimi në kryeqytetin spanjoll për një vizitë në mars të vitit 2020, Ronaldo ka konsideruar një rikthim dhe, pas tre vitesh rresht zhgënjimi në Ligën e Kampionëve me Juventusin, ai do të dëshironte të kthehej në klubin ku ngriti këtë trofe katër herë, transmeton lajmi.net.

Jorge Mendes zyrtarisht i ofroi Ronaldon klubit madrilien disa javë më parë, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Megjithatë, një dalje nga Juventusi nuk do të jetë e lehtë dhe Real Madrid nuk është një pikë uljeje në këtë kohë.

Los Blancos janë duke llogaritur çdo euro dhe po kujdesen për financat e tyre, pasi do të përpiqen të nënshkruajnë talentë të rinj dhe në zhvillim si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.