Roma, Atletico Madrid dhe Sevilla në garë për yllin e Arsenalit

Roma, Sevilla dhe Atletico Madrid janë të gjithë në garë për sulmuesin e Arsenalit Alexander Lacazette, i cili do të jetë një agjent i lirë verën e ardhshme.

Ai mbush 30 vjeç në maj dhe kontrata e tij do të skadojë në qershor 2022, dhe ai mund të largohet këtë verë nëse Gunners nuk duan të rrezikojnë e ta humbasin atë si një agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Ky do të ishte një kthesë e jashtëzakonshme duke marrë parasysh që ata paguan Olympique Lyonnais 53 milion € plus bonuse në 2017.

Lacazette ka shënuar 13 gola në 34 ndeshje deri më tani këtë sezon, ku ka regjistruar gjithashtu edhe tre asistime.

Sipas ESPN dhe The sun, negociatat për një kontratë të re nuk kanë filluar akoma, duke lënë derën hapur për Roma, Atletico Madrid dhe Sevilla.