Kombëtarja e Ibrahimovicit arrin në Prishtinë

Ekipi kombëtar i Suedisë, ka mbërritur në Prishtinë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar bask me ekipin ka arritur edhe ylli I futbollit Zlatan Ibrahimovic.

Lajmi.net ka siguruar fotografi të arritjes së suedezeve në Prishtinë.

Suedia sonte prej orës 20:45 do të përballët më kombëtarë kosovare, në kuadër të grupit B eliminator. Përballja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Suedezët, nisin stërvitjet nga ora 17:30 në “Fadil Vokrri” dhe pastaj mbajnë konferencë për media në orën 18:40.

Ndërsa konferenca për media e “Dardanëve” mbahet në ora 18:00 dhe stërvitjet nisin në mbrëmje duke filluar nga ora 19:00.

Kujtojmë se suedezët startuan me fitore në kualifikimet për kampionatin botëror “Katari 2022”, dhe përzgjedhësi Janne Andersson ka paralajmëruar se tri pikë i synon edhe në ndeshjen e dytë, atë kundër Kosovës në Prishtinë.