Real Madrid apo Juventus? Konfirmohet përfundimisht e ardhmja e Ronaldos

COPE raporton se Ronaldo është shumë i admiruar në kryeqytetin spanjoll për gjithçka që ai ka bërë, por Los Blancos nuk po konsideron rikthimin e tij në moshën 36 vjeçare, përcjell lajmi.net.

‘Galaktikët’ janë të vendosur që të transferojnë një lojtar të ri për të ardhmen, që do t’iu ndihmojë atyre të arrijnë realizimin e qëllimeve.

Portguezi është lidhur me një rikthim të mundshëm në Real Madrid për disa javë, pas eliminimit të Juventusit nga Porto në fazën e 16 të finales.

Burime të shumta raportuan se Ronaldo do të dëshironte të kthehej në Madrid dhe është madje i gatshëm të shkurtojë pagën e tij.

Megjithatë, zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici, mohuan që Cristiano do të largohet në verë.