Gjobiten 236 vozitës në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar 236 shkelje në trafik, prej të cilave 35 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar gjithashtu edhe 15 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 41 gjoba për këmbësorët, 5 për kalim në të kuqe në semafor, 31 për mosvënie të rripit të sigurisë dhe 45 për parkim të parregullt.