Reagon Komuna e Tetovës: Shembja ndodhi derisa po punohej për zgjidhjen e problemit

Ka reaguar Komuna e Tetovës me anë të një komunikate për çështjen e shembjes së dhut në Banjë.

“Informojmë qytetarët se shembja e dheut në rrugën e Banjës së Tetovës është si pasojë e aktiviteteve të planifikuara punuese që kanë të bëjnë me rekonstruimin e pjertësive në disa pika kritike ku kemi rëshqitje të dheut!

Për këtë qëllim komuna e Tetovës tanimë 2 javë ka angazhuar maqineri dhe ekipe punuese të cilat për më shumë se dy javë janë duke punuar për menjanimin e pjertësive në pjesën sipër rrugës së Banjës, me qëllim zgjidhjen afatgjate të këtij problemi”, thekson Komuna e Tetovës.

Më tej, theksohet se aktivitetet punuese do të zgjatin edhe ditët në vazhdim deri në menjanimin e plotë të rrezikut potencial për qytetarët që qarkullojnë në këtë zonë rekreative të qytetit! /SHENJA/