ShowBiz Reagimi qesharak i Dua Lipës kur pyetet nga fansi “A të jep...

Reagimi qesharak i Dua Lipës kur pyetet nga fansi “A të jep nëna nuse në fshat?”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj.

Ajo këndoi në natën e parë të festivalit katër ditor, ku interpretoi për publikun kryesisht këngë të albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”.

Ndërkohë mbrëmjen e dytë dhe të tretë të “Sunny Hill”-it, ajo i shijoi si vizitore e thjeshtë, duke qëndruar në tribunën VIP nga ku ka shijuar performancat e kolegëve të saj.

Dua Lipa në mbrëmjen e tretë të festivalit “Sunny Hill 2022” (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Mirëpo në një moment gjatë mbrëmjes të së shtunës, ajo është ngacmuar nga fansat që ndodheshin në publik me një pyetje interesante.

Në videon e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, Dua mund të shihet teksa i pyet fansat se çfarë po e pyesin saktësisht.

Foto: Instagram

Dhe në atë moment, një prej fansave i shfaq në telefonin e tij pyetje “A të jep nëna nuse në fshat?”.