Selena Gomez thotë se do ta lërë karrierën për t’u fokusuar në jetë private: Shpresoj që të martohem dhe të bëhem nënë

Selena Gomez është gati t’i japë lamtumirën Hollywoodit.

Këngëtarja/aktorja zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë – dhe ajo është e përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

Ylli i “Only Murders in the Building” bëri njoftimin në episodin e së premtes në “Giving Back Generation”.

Foto: Getty Images

“Shpresoj që të martohem dhe të bëhem nënë”, u tha 30-vjeçarja prezantueseve Raquelle Stevens dhe Ashley Cook.

“Përfundimisht, do të jem e lodhur nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë”.

Nuk është hera e parë që këngëtarja e “Ice Cream” flet për planet për të pasur familje.

Gjatë një paraqitjeje në qershor në emisionin e The Hollywood Reporter “Aëards Chatter”, Gomez tha se lëvizja e saj nga Texasi në Hollyëood e bëri atë të mendonte për fëmijët.

“Unë do të kisha katër fëmijë, me siguri”, tha ajo. “Ndoshta jo e planifikuar, ndoshta e planifikuar, ndoshta të dyja. Dhe nuk ka asgjë të keqe me jetën që do të kisha bërë”.

Selena këtë kohë është komentuar për një lidhje dashurie me producentin italian, Andrea Iervolino.