Reagim ndaj Grenellit dhe Senatorit Pardu: “Tre vëllezërit e mi ishin shtetas amerikan që i vrau Serbia, çka po ndërmerret kundër Beogradit?”!

Vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit ka reaguar ndaj deklaratave të senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Perude, të dërguarit Special të ShBA-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell dhe djalit të presidentit, Donald Trump Jr.

Bytyqi i ka pyetur të tre këta zyrtarë shtetëror amerikan se çfarë do të ndërmarr Uashingtoni për vrasjen e tre amerikanëve, raporton Gazeta Insajderi.

Në një postimi, Bytyqi ka pyetuar Grenellin se “a beson Uashingtoni në drejtësinë për vrasjen e tre amerikanëve – vëllezërve Bytyqi – a mund të injorohet gjatë dialogut ?

“Presidenti Vuçiq ka premtuar se do ta zgjidhë çështjen, por në vend të kësaj k ambrojturar të dyshuarit kryesor. Mbrojtja e amerikanëve ka qenë prioritet për administraën e Trumpit”, e ka shkruar Bytyqi në Twitter.

Ky reagim i Bytyqit vjen pasi që senatori Perude, tronditi sot Kosovën me një deklaratë të tij në Tëitter. Zyrtari i administratës Trump, tha se duhet të rishqyrtohet qëndrimi i trupave ushtarake amerikane që janë në Kosovë.

Sipas tij, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet rishqyrtuar prezencën ushtarake në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar sot Perdue. /Insajderi.com