Frika nga koronavirusi, qytetarët reduktojnë daljet në lokale (VIDEO)

Lajmet për koronavirusin kanë ndikuar që qytetarët të reduktojnë frekuentimin e restoraneve dhe kafiterive, raporton gazeta LAJM. Pronaret dhe punonjësit e lokaleve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, thonë se ulja e numrit të klientëve është vërejtur që në ditën kur u raportua për rastin e parë të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, rënien më të madhe të punës lokalet po e shënojnë prej dje, pas masave të qeverisë kundër koronavirusit.

Qytetarët që pranuar të prononcohen para kamerës së gazetës LAJM, thonë se nuk kanë frikë nga koronavirusi.

Nga ministria e Shëndetësisë njoftojnë se aktualisht 6 pacientë janë të prekur me koronavirus, ndërsa po testohen edhe 12 raste.

Koronavirusi ka vënë në pikëpyetje edhe mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill. Të enjten liderët e partive kryesore në Shkup do të diskutojnë për situatën e fundit dhe do të vendosin për fatin e votimeve. Qeveria e Maqedonisë një ditë më parë ka miratuar një pako masash me të cilat parashikohet edhe mbyllja e shkollave për 14 ditë. Poashtu, Qeveria ka ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet të mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve sportive pa tifozë deri më 13 mars.

Ndërkohë, mediat në Shqipëri kanë raportuar për viktimën e parë nga koronavorusi. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një 73-vjeçarja nga Durrësi, e cila ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë./ Gazetar: Muhamedin Osmani & Operator: Amir Idrizi

Frika nga koronavirusi, reduktohen daljet në lokale (VIDEO)

Frika nga koronavirusi, reduktohen daljet në lokale (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Wednesday, March 11, 2020