Rast penal për dy shtetas të Kosovës, kanë sjell shtatë emigrantë nga Siria në Shkup

Nga MPB-ja kanë lajmëruar se në SPB Strumica kanë paraqitur kallëzim penal kundër 20-vjeçarit M.D. dhe Z.G., të dy personave nga Kosova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprës penale “kontrabandim me migrantë”, njoftoi MPB.

“Me datë 01.11.2023, i pandehuri i parë ka marrë me qira një veturë të pasagjerëve “Volkswagen Tuareg” me marka kombëtare të Kosovës, me të cilën kanë pranuar shtatë emigrantë nga Siria në afërsi të fshatit Negorci për t’i transportuar në Shkup, por janë kapur nga punonjësit e policisë”, njoftoi Ministria e Brendshme.