Mesazh tellallit të partisë së qimeve

Shkruan: Bekim Fazliu

Tellallit të partisë së qimeve, tregojini se për 20 vite t’hyqymetit të patronit tënd, këtij populli i mungojnë mbi 300.000 njerëz, burra, gra e fëmijë, të cilët ju i keni degdisur rrugëve të botës. Shumë të tjerëve ju mungon liria, sepse ju i keni futur nëpër burgje duke i dënuar përjetësisht e besa ca edhe janë vrarë. Kësaj gjysmës që ka mbetur këtu , ju mungon idarja, sepse ju i keni vjedhur, e i kalojnë ditët në skamje e mjerim.

Janë të paktët ata si ju që të vetmin hall kanë hallin e qimes. Janë të pakët ata si ju,për të cilët vetë lideri përkujdeset mos t’ju mungoj asnjë qime dhe jo vetëm por edhe ua shton qimet qoftë me t’lëpime e pastaj me t’ngjitme ose edhe më fortë me të ngulme!

Rroftë lideri i Soravisë bashkë me qimet tuaja që kurrë nuk do ju mungojnë. Ndaç tuajat, ndaç t’huajat! Kokat tuaja gjithmonë do kenë me bollëk….qime, lesh!