Rama për vrasjen e Shinzo Abe: Politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet më të thella për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke thënë se kjo ngjarje nxjerr në pah se sa shumë janë tronditur themelet e demokracisë, kur politikanët shihen si armiq që duhen eliminuar, e jo si kundërshtarë për t’u përballur.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u përballur”, ka shkruar Rama në Twitter, transmeton Klankosova.tv.