“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Nje dite pas protestes kombëtare te 28 Nëntorit, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes qytetarëve dhe policise, sot pritet të zhvillohet një tjeter proteste ne Tirane. Qytetarët dhe studentët pritet te vijojne gëndresën kundër geverise së kryeministrit Edi Rama, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij.

Tubimi i sotëm nis në orën 10:00 dhe vjen pas
manifestimit te zhvilluar ne Diten e Pavaresise, ku mijëra qytetare nga qytete te ndryshme të vendit, si dhe shqiptarë nga diaspora, iu bashkuan thirrjes për proteste.
Levizja vijon te kerkoje largimin e kryeministrit, krijimin e një geverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Protestat, që kanë nisur prej muajsh dhe janë zhvilluar ne mënyre te vazhdueshme ne kryeqytet, jane shoqëruar me përshkallëzim te kërkesave politike dhe përplasje te përsëritura me forcat e rendit.