ASH: Heshtja e Spasovskit dhe mungesa e policisë në Çarshi dëshmon se kush ishin skenaristët (Video)

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj incidentit të para dy ditëve në Sheshin Skënderbeu. Nga kjo parti thonë se autoritet nuk kanë vepruar si duhet në organizimin e sigurisë gjatë protestës.

“Të gjithë qytetarët e kuptuan se kush janë skenaristët, kush janë koalicionet e hipotekave dhe të krimit dhe kush është me qytetarët.
Se kush organizoi skenarin e fundit në Çarshinë e vjetër, tregon më së miri heshtja e Oliver Spasovskit ndaj pyetjes së gazetarëve se përse nuk pati forca policore gjatë rutës së protestuesve dhe veçanërisht në pikën më të nxehtë, në Sheshin Skenderbeu, ku edhe një ditë më parë ngjashëm kishin provokuar dhe sulmuar huliganët nga turma protestuese”, tha Naim Bajrami nga ASH-ja.