Rabiot kërkon të largohet nga Juventusi

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot kërkon të largohet nga ‘Allianz Stadium’.

Rabiot ka kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’ deri në vitin e ardhshëm, por kërkon largimin këtë verë.

Sipas ‘L`Equipe’ rikthimi i mundshëm i Paul Pogbas te Juve do t`i zinte vendin atij, kjo është arsyeja që ai mendon largimin këtë merkato.

Çmimi i shitjes së tij do të ishte midis 15 dhe 20 milionë euro.

Klubet që kanë shfaqur interesim për francezin janë: Newcastle, Chelsea dhe Manchester United.