Mësohet identiteti i të riut nga Tetova që humbi jetën në Mal të Zi

I riu që dje humbi jetën në detin Adriatik është 22-vjeçari Enis Halili nga Tetova, i cili duhej të punonte në vendin turistik Utjeha, raportojnë mediat.

Ai dje ka marrë akomodimin, më pas ka shkuar në plazh dhe informacionet e para nga Mali i Zi janë se rryma e fortë detare e ka tërhequr nga bregu, përcjell INA.

I riu nga Tetova ka dashur të punojë në Utjeha për të siguruar një jetë më të mirë, por fatkeqësisht dje ka humbur jetën.

Autoritetet e Maqedonisë kanë njoftuar se kanë marrë informacion nga Mali i Zi dhe se në këtë rast viktima është mbytur në ujë, nuk ka pasur gjurmë dhune.(INA)