Qytetarët përplasen me inspektorët në Tetovë (Video)

Në një video të postuar në rrjetet sociale, inspektorët e tregut në Tetovë mezi shpëtohen në përpjekje për të sekuestruar cigaren e shitur në mënyrë të paligjshme.

Videoja, sipas informacioneve të disponueshme, është bërë në 21 shkurt 2020, ndërkaq vendi ku ka ndodhur ekcesi është tek pazari i Tetovës.

Në aksionin e përbashkët të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Administratës Doganore në Tetovë në tregun e gjelbër në Tetovë u sekuestrua duhan dhe cigare që shiteshin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë aksionit, inspektorët e të dy institucioneve janë penguan dhe sulmuar fizikisht nga shitësit e paligjshëm, njoftojnë nga Inspektorati.

“Në Tetovë kemi kryer një aksion për të shtypur ekonominë gri, pra shitjen e paligjshme të mallrave të akcizës. Në këtë aksionu sekuestruan 89 kg duhan dhe 415 kuti cigaresh. Gjatë aksionit, inspektorët janë penguar fizikisht që të marrin duhan dhe cigare. Disa nga shitësit edhe i kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë marrë mbrapsht disa mallra të sekuestruar”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut duke shtuar se nga ana e tyre nuk ka pasur të lënduar.