Ndeshjet e Ligës së parë dhe dy ligat e dyta do të luhen pa publik, pa tifoz ndoshta edhe ndeshja Maqedonia-Kosova, ja pse

Pas rekomandimeve nga Qeveria, Federata e futbollit e Maqedonisë ka vendosur që të gjitha ngjarjet sportive, deri më 6 mars, pra edhe ndeshjet e javës së 21-t, dhe ato të javës së 15-t në të dyja ligat e futbollit, Perendim dhe Lindje të luhen pa publik.

Situata e re nē Maqedoninë e Veriut ka hapur dilemën për ndeshjen e barazhit me Kosovën për plasman në EURO 2020.
“Ndeshja nuk është larg, megjithatë për këtë rast duhet të pritet vendim ose rekomandim nga UEFA”, kanë deklaruar pēr portalin sportiv maqedonas “Sportmedia” nga FFM-ja./Gazeta LAJM