Qytetarët e RMV-së vetëm nesër prej orës 9 deri në 17 mund të marrin vauçerët për inverterë

inistria e Energjisë do të shpërndajë vauçerë për inverter vetëm nesër gjatë orarit të punës. Qytetarët që kanë marrë vauçerë duhet ta marrin nesër nga ora 9 deri në 17, termin tjetër nuk ka. Vauçerët duhet të merren personalisht, domethënë personi që ka aplikuar. Kjo do të thotë që nëse ata nuk mund të pushojnë nga puna ose të marrin një ditë pushim nesër, vauçeri i tyre do të skadojë, transmeton Portalb.mk.

Banorët e Shkupit dhe nga komunat e rajonit planor të Shkupit, vauçerët duhet t’i marrin në qendrën sportive “Boris Trajkovski”. Në qytetet e tjera do të shpërndahen në Qendrat e Punësimit.

Kur thirrja u shpall 10 muaj më parë, Ministria e Ekonomisë tha se vauçerët do të dërgoheshin me postë për të mos krijuar turma. Mirëpo, me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së, këtë projekt e mori Ministria e re e Energjisë dhe vendosi t’i ndajë vetëm brenda një dite.

Ministria e Energjisë njoftoi pasditen e djeshme në ueb-faqen e saj se kuponët do të merren më datë 7 nëntor, e enjte. Nuk ka pasur asnjë njoftim për media apo konferencë për media që qytetarët të informohen.

Vauçerët duhet të përdoren deri më 30 Nëntor, pas këtij afati nuk janë të vlefshëm.

Qytetarët aplikuan për vauçerë në muajin shkurt dhe i marrin vetëm në nëntor. Për këtë projekt janë siguruar 4.1 milionë euro ose ka para për rreth 6000 vauçerë. Thirrja ka pranuar gjithsej 18.805 kërkesa pas dy thirrjeve publike. Kërkesa për shpalljen që nuk është për konsumatorët në nevojë kanë paraqitur 14.500 aplikantë dhe në shpalljen për konsumatorët të cenueshëm 4.305 aplikantë.

Sipas shpalljes publike për përkrahje financiare përmes ndarjes së vauçerëve-kupon për blerje dhe instalim të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për konsumatorët në nevojë për vitin 2024, ofrohen vauçerë prej 27.000 denarë për personat me të ardhura të ulëta (të ardhura deri në 21.000 denarë për person beqar, 30.000 denarë për amvisëri) me dy anëtarë dhe 35.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë). Për amvisëritë me katër anëtarë parashihet kupon prej 30.000 denarë, ndërsa për amvisëritë me pesë e më shumë anëtarë – 45.000 denarë. Gjithashtu, për konsumatorët jo të cenueshëm nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit janë siguruar vauçerë prej 25.000 denarë, ndërsa për rajonet e tjera nga 23.000 denarë.