Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski ka akuzuar qeverinë e kaluar LSDM-BDI- se janë konstatuar parregullsi me menaxhimin e financave publike dhe pagesat e bëra nga Ministria e Financave e menaxhuar, sipas tyre, nga LSDM dhe BDI. Akuzojnë për keqpërdorime të IPA fondeve.
“Mjetet që Republika e Maqedonisë ia ktheu KE-së, për shkak të keqpërdorimit të IPA fondeve, dhe si rezultat i kontrollit të OLAF-it, Qeveria LSDM dhe BDI nuk arriti t’i paguaj ato nga personi juridik ku është konstatuar keqpërdorimi. Në raport thuhet se janë kthyer më shumë se 600 mijë euro, që janë para që janë paguar nga buxheti i shtetit në KE, sepse shteti ka detyrim t’i kthejë paratë për të cilat është konstatuar keqpërdorim dhe më pas do të kërkojë ato mjete nga personi juridik që ka kryer keqpërdorimin. Qeveria e LSMD-së dhe BDI-së nuk kanë arritur t’i mbledhin paratë që ka paguar për keqpërdorimet në KE. Paaftësia e LSDM-së dhe BDI-së i kushtoi para popullit dhe shtetit, të cilat në vend të shkollave, kopshteve apo spitaleve të reja shkon për të mbuluar aktivitetin kriminal. Është e rëndësishme të theksohet se ESHR shprehet se marrëveshjet e bëra për asistencë teknike duhet të kenë një klauzolë të zbatueshme me fuqinë e aktit noterial, për të përshpejtuar kthimin e mjeteve në buxhet. Shteti duhet të ketë një mekanizëm mbrojtës. Me LSDM-në dhe BDI-në, dëmi i shtetit në vitet e kaluara është i madh. Me ta përfundon paaftësia”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.