Qyfyre elektorale!

Shkruan: Medai Shaholli

”Nga e thëna në të bërë në mes është një det i tërë”

Kjo është maksima e një fjale të urtë popullore e cila na bën të ditur pse nuk duhet besuar sharlatanëve dhe zhurmaxhinjve tanë politik pasi na kanë gënjyer me mufkat e tyre të përsëritura për tri dekada rresht mbi mirëqënien dhe arritjet e mëdha të shqiptarëve në të të gjitha komunat e Iliridës.

* * * * * *

Që thoni ju more shokë fushata zgjedhore me mitingjet dhe tubimet e partive politike sa vjen e më shumë po bëhet e zhurmëshme pasi po mbledhin rreth tyre militantë zhurmues për t’ia paraqitur mediave se subjekti në fjalë kishte mbushur sallën plot në komunë x, ndërsa subjekti kundërshtar kishte dështuar keq në mbushjen e sallave sepse elektorati i tyre i kish sabotuar.

Në komunën x rreshjet e shiut kanë zbuluar lakuriq veprat me cilësi të dobët të asfaltit nga ana komunës siç janë e asfaltimi i rrugëve të qytetit me përgjegjës kryesor kryekomunarin aktual i cili rikandidon përsëri për kreun e komunës.

Me ”realizimin” e planprogramit komunal të shtrimit dhe asfaltimit të disa rrugë të qytetit x sa për marketing dhe efekt elektoral, i doli cipa lakrorit që në rreshjen e parë të shiut ”rrëshqiti peta nga tepsia”, pasi shiu i vjeshtës nxorri në sipërfaqe cipën e hollë të paturpësisë së kryekomunarit me ‘asfaltin cilësor’.

Në një tjetër komunë me shumicë shqiptare vazhdojnë të përsëriten skandalet dhe paturpësia e pushtetarëke lokalë, ku injorantja me diplomë të falur Universiteti ”presedatellka” aktuale e kësaj komune dhe socialdemokratja e thekur e titistëve të rinj, qëndron gaditu para himnit sllavo-maqedon, duke e duartrokitur me plotë entuziazëm si në kohën e ”vëllazërim-bashkimit” titist, kur strukturat e partisë dhe pushtetit mblidhnin zagarët shqiptarë nëpër tubime të rastit për të dëshmuar besnikërinë dashurinë ndaj sistemit dhe partisë mëmë.

Haraçina shqiptare që thoni ju more shokë, për katër vjet u qeveris nga një gjysmë analfabete me diplomë si një pykë e paramenduar e pushtetit për të ndarë votën shqiptare dhe fillimin e ngjizjes së ”vëllazërim- bashkimit” të ri shqiptaro-sllavo-maqedon, turko-evgjitë e sebo-boshnjakë.

Ky është edhe synimi i pushtetit që përmes shpirtrave të shitur si ”presedstellka” e Haraçinës të godas dhe të përçaj elektoratin homogjen shqiptar me një ofertë tjetër për një jetë më të mirë për të gjithë, ku këta të tjerë mund të jenë edhe shqiptarë pa identitet që veten do ta gjen ”më mirë” pas flamurit të socialdemokracisë sllavo-maqedone duke i bërë metani dhe përulje atyre dhe jo shqiponjës dykrenare.

Partitë shqiptare në këtë rast kanë dështuar me këto lëvizje tinzare të socialdemokratëve të parinovuar të ish LKJ, duke i lënë deriçkën e hapur titistëve të rinj të infektojnë të rinjtë shqiptarë me oferta për një ”vëllazërim-bashkim” të ri në drzhavën severna, ku ata do të vazhdojnë të bëjnë ligjin dhe Maliqin ndërsa shqiptarët do të luajnë rolin e shfalerkës së përjetëshme.

Ndaj, politikat me gjelbërim dhe voto pastër apo me ka krejt… po dështojnë para makinerisë shtetërore të platmorës së re të socialdemokratëve për një bashkim të ri të pakicave të ndryshme dhe shkrirjen e tyre ”rreth kombit të vetëm sllavo-maqedon”, nën flamurin e SDSM-së në një të ardhme të afërt në ”drzhavën tonë të përbashkët severna”.

Shqiptarët e Iliridës besoj se nuk i kanë të gjithë sytë në prapanicë për të votuar më 17 tetor, për një jetë më të mirë për ata që i premtuan pesë vjet më parë dhe nuk e panë kurrë si realitet, por do shohin se çfarë është më mirë për ta të paktën mund t’i bojkotojnë këto zgjedhje që nuk sjellin zgjidhje. Medai Shaholli