Quartararo merr ‘pole-position’ në Aragon, lë prapa Vinales

Një garë jashtëzakonisht interesante është zhvilluar në kualifikueset e Moto GP për garën e Aragon.

Piloti i Yamaha, Fabio Quartararo ishte ai që arriti të dilte më i shpejti nga kualifikueset e Aragon, shkruan lajmi.net.

Francezi do të niset në ‘pole-position’, pasi prapa tij la Maverick Vinales që po ashtu garon me Yamaha.

Nga linja e dytë do të nisen emra si Jack Miller e Joan Mir.

Mbetet të shihet se kush do të fitojë nesër në Grand Prixin e Aragon.