Qeveria vendosi mbylljen për 14 ditë të të gjitha çerdheve, shkollave dhe institucioneve tjera arsimore

Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore. Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat dhe çerdhet në 14 ditët e ardhshme, të lirohen punëtoret nga obligimet në këto institucione. Ndërpritet mësimi në arsimin e lartë.
Ndërpriten tubimet publike me mbi 1000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhshëm”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.