Virusi Korona, mbyllen edhe dy klinka në Shkup

Alsat mëson se Klinikat interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë janë zbrazur nga mjekët dhe pacientët. Kanë mbetur vetëm stafi për gjendje emergjente, njoftojnë nga mantelbardhët. Këto masa u morën në parandalimin e përhapjes së virusit Korona. Kjo është klinika e tretë pas asaj të Dermatologjisë që u mbyll dje. Detaje do të jepen pas pak nga Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.