Presidenti kinez viziton qytetin Wuhan, vendi ku u paraqit Koronavirusi

Të martën paradite, presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në qytetin Wuhan të provincës Hubei të Kinës Qendrore, për të inspektuar punën e parandalimit dhe të kontrollit të pneumonisë së koronavirusit të ri. Ai u takua me mjekët, ushtarët dhe komandantët, punonjësit vendorë, punonjësit e policisë, kuadrot, vullnetarët dhe të gjithë punonjësit në frontin e parë të punës së parandalimit dhe të kontrollit, si dhe masat popullore dhe banorët e lagjeve.

Xi Jinping shkoi menjëherë për inspektim në spitalin “Huoshenshan” pasi mbërriti në Wuhan, epiqendra e shpërthimit të COVID-19.

Ai vizitoi gjithashtu pacientët që po trajtohen në këtë spital dhe takoi punonjësit mjekësorë që po luftojnë epideminë në vijën e parë, duke i inkurajuar ata të kenë besim në mposhtjen e epidemisë.Presidenti u njoh me funksionimin e spitalit, trajtimin e pacientëve, mbrojtjen e punonjësve mjekësorë dhe kërkimet shkencore atje.

Pasi u largua nga spitali Huoshenshan, Xi Jinping shkoi në lagjen Donghuxincheng të qytetit Wuhan për të vizituar banorët që qëndrojnë të izoluar në shtëpi në bashkëpunim me kërkesat qeveritare. Ai u njoh nga afër me masat e garantimit të jetesës normale të qytetarëve dhe punët e parandalimit dhe të kontrolloit të epidemisë në nivelin bazë dhe falenderoi banorët dhe punonjësit përkatës për përpjekjet e tyre.

Numri i rasteve të reja të prekura nga COVID-19 në Kinë vijon të ulet. Të hënën, në Wuhan u shtuan 19 raste të reja dhe deri të hënën në mbrëmje, në Kinë u konfirmuan 80925 raste, shumica e të cilave në provincën Hubei.

Prej 7 janarit, presidenti Xi ka organizuar 7 herë mbledhje të Komitetit Qendror të PKK-së për të diskutuar e vendosur punën e kontrollit të epidemisë. Xi Jinping kërkoi të përmirësohet më tej sistemi kombëtar i përballimit të rasteve urgjente duke forcuar aftësinë e trajtimit. (Fani)Xi Jinping ka drejtuar gjithmonë betejën e popullit kinez kundër epidemisë. Ai vuri në dukje se kjo epidemi është një provë e madhe ndaj sistemit të qeverisjes kineze dhe Kina duhet të nxjerrë mësime nga kjo epidemi.