Qeveria paralajmëron barnatoret që të mos rrisin çmimet

Qeveria i obligon Inspektoriatin e Tregut dhe Agjencinë e ilaçeve dhe mjeteve shëndetësore që të marrin masa nëse konfirmohet se nëpër barnatore ka rritje të pabazuar të çmimeve dhe keqpërdorim të rezervave të mjeteve mbrojtëse për pengimin e përcjelljes së virusit. Qeveria e përshëndet vendimin e institucioneve dhe organizatave të nivelit qëndror dhe lokal të cilët vendosën ta pranojnë rekomandimin dhe të anulojnë të gjitha tubimet publike deri më 6 mars.

Qeveria

“Do të zbatohet në tërësi obligimi i inspektoriatit të tregut dhe agjencisë së ilaçeve që të bëhet inspektim dhe kontroll në të gjitha barnatoret për rezervat e mjeteve mbrojtëse për pengimin e përhapjes së koronavirusit dhe nëse vërtetohet rritje e pabazuar e çmimeve do të merren masat kompetente”

Qeveria i inkurajon të gjithë qytetarët ta respektojnë rekomandimin dhe me të të tregojnë përgjegjësi dhe të japin kontribut për pengimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Qeveria

“Qeveria i siguron qytetarët dhe opinionin se të gjitha masat që i merr ministria e shëndetësisë në koordinim me Komitetin për koordinim me krizat, monitorimin e vazhdueshëm, masat dhe rekomandimet e shtabit të krizës, në koordinim me komisionin për sëmundje infektive dhe Institutin për Shëndet publik, po i arrijnë rezultatet e pritshme dhe parandalimi dhe kontrolli që të mos shpërndahet koronavirusi, po realizohen tërësisht”

Kujtojmë se Qeveria pas seancës së djeshme rekomandoi anulim të të gjitha tubimeve masive publike, si një masë për ndalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Aktualisht këto masa do të vlejnë deri në 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur, varësisht prej rrethanave të krijuara nga koronavirusi. Ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut./SHENJA/