Qeveria jep mendim pozitiv për themelimin e shkollës fillore në Komunën e Çashkës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se ka miratuar Informacionin e Ministrisë së Arsimit për dhënien e mendimit pozitiv për themelimin e shkollës fillore komunale në Komunën e Çashkës si zgjidhje e përhershme dhe dha mendim pozitiv.

“Mësimi i të gjithë nxënësve në Shkollën Fillore “Todor Janev”, në Komunë, përkohësisht, respektivisht deri në fund të vitit shkollor, do të realizohet në objektin ekzistues dhe sipas programeve mësimore të përshtatura.

Zgjidhja për vazhdimin e procesit edukativo-arsimor në shkollë, për të gjithë nxënësit dhe në gjuhën e tyre amtare është gjetur përmes dialogut të iniciuar nga Kryeministri Talat Xhaferi, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, a me pjesëmarrjen e deputetëve të të gjitha partive politike, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe palëve të interesuara për zgjidhjen e çështjes2, njoftojnë nga qeveria.