Pendarovski për Ligjin e lojërave të fatit: Është keqpërdor flamuri evropian

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot nga Tetova tha se mos dekretimi i Ligjit për lojërat e fatit është për shkak se nuk mund të kalon me flamur evropian duhet që Kuvendi ta kalojë me procedurë të rregullt.

“Pas vendimit tim të djeshëm ligji nuk mund të kalojë me flamur evropian, duhet të shkojë me procedurë të rregullt. Çfarë do të ndodhë, siç e thotë Kushtetuta, nëse sot e kalojnë me 61 vota, sot do ta nënshkruaj”, tha Pendarovski.