Qeveria do të mbajë seancë, priten vendime të reja për gjendjen me Kovid-19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ora 12 do të mbajë mbledhje e cila do të zhvillohet nëpërmjet komunikimit me video-internet.

Në seancë pritet të miratohen vendime të reja lidhur me gjendjen e pandemisë së Kovid-19.

Me konkluzionet e mbledhjes opinioni do të informohet përmes kumtesës, pasi e njëjta të përfundojë.