Qeveria: Bisedojmë për mundësi për zgjidhje për të cilën bazë e mirë është propozimi portugez

Kryeministri Zoran Zaev, dje në Bullgari ka dorëzuar një seri propozimesh se si të zgjidhet problemi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, problem që paraqet veto për Maqedoninë e Veriut në rrugën për në BE.

Projekt-zgjidhjet nuk janë publikuar, por nga Qeveria thonë se bazohen në propozimin portugez.

“Gjatë takimeve të djeshme të punës, siguruam përparimin e besimit të ndërsjellë dhe dialogut midis Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë. Ky hap pozitiv na lejoi të diskutojmë mbi mundësitë për zgjidhje për të cilat propozimi portugez është një bazë e mirë. Zgjidhjet duhet të kujdesen për të dy palët, d.m.th. të adresojnë çështjet që janë të rëndësishme si për MK ashtu edhe për BG. Zgjidhje të tilla janë të mundshme, për t’i arritur ato është i nevojshëm dialogu, dhe tani dialogu është përsëri në tryezë.

Dje, Zaev u takua me Kryeministrin Stefan Janev dhe Presidentin Rumen Radev. Ai gjithashtu pati një takim me kryetarët e partive politike. Nga të gjitha takimet, përfundimi ishte i njëjtë, se Bullgaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE.