Qeveri bën analiza nëse do të kërkojë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp, informoi se Qeveria po analizon për gjithçka që është ndërmarrë deri më tani në lidhje me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në disa segmente dhe sipas lëvizjes në ato segmente do të merret vendim nëse do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme.

“Qeveria po bën analiza, duke sistematizuar gjithçka që është ndërmarrë në drejtim të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme deri më tani, analizat dhe në pjesën e krizës shëndetësore, uljen e numrit të personave të infektuar me koronavirus. Megjithatë, edhe implikimet për ekonominë do të jenë baza për atë nëse do të merret vendim për gjendje të re të jashtëzakonshme.

Këtë do ta kemi si mundësi për diskutim para Qeverisë ditëve në vijim dhe atëherë do të marrim vendimin nëse do të kërkojmë përsëri gjendje të re të jashtëzakonshme në vend”, tha Spasovski.